Shërbimet e kryera në Spitalin Rajonal Shkodër:
1. Infrastrukture IT
- Instalim i plotë i infrastrukturës IT në funksion të sistemit HIS. Viti: 2008 - 2010
- Implementimi i sistemit të informacionit dhe të menaxhimit të fluksit të pacientëve në recepsione. Viti: 2018
2. Software
- Implementimi i parë i një sistemi HIS në sistemin shëndetësor spitalore në Shqipëri. Viti: 2008 - 2010
- Implementimi i sistemit SIIS në shërbimin ambulator bazuar në sistemin e Referimit. Viti: 2018
- Implementimi i sistemit të informacionit dhe i menaxhimit të fluksit të pacientëve në recepsione. Viti: 2018
- Implementimi i Sistemit SIIS në shërbimin farmaceutik në Spitalin Rajonal Shkodër. Viti: 2019
3. Shërbime Mirëmbajtje
- Shërbimi i mirëmbajtjes i sistemit HIS gjatë viteve 2008 - 2010
- Shërbimi i mirëmbajtjes i sistemit HIS në shërbimet e recepsionit dhe shërbimin e farmacisë on-line gjatë viteve 2019-2020
Implementimi i sistemit SIIS në Spitalin Rajonal Shkodër. Viti: 2018
Konsistoj ne instalimin e sistemit SIIS Ambulatori, dhe sistemit te menaxhimit te rradhes per pacientet ne recepsionet e Spitalit Rajonal Shkoder, si dhe ne nenaxhimin e konsultave ne kabinetet e specialiteteve, bazuar ne sistemin e referimit.
“Sistemi i Informatizuar per Spitalin Rajonal Shkoder”. Viti: 2007
Ishte i pari dhe i vetmi program software ne fushen e mjeksise i realizuar ne gjuhen shqipe, me nje arkitekture web based, i implementuar ne nje spital publik ne Shqiperi.
Ky sistem integron te gjitha sherbimet qe i ofrohen pacientit ne nje strukture spitalore. Ofron standarte bashkekohore per ruajtjen e te dhenave sipas protokolleve te njohura nga OBSH. Lejon shkembimin e informacioneve mjekesore (kartela e plote e pacientit) ne sherbim te personelit mjeksore dhe te pacientit. Permban protokollet baze te sherbimit ndaj pacientit, nga ana e personelit mjeksor, duke ofruar kartelen e plote klinike, kartelen e lindejs, kartelen e nderhyrjes ne salle, laboratoret dhe punktin e gjakut, kartelen infermierore, kodet ICD dhe OPS dhe shum sherbime te tjera.
Sistemi informatik perfshiu gjithe veprimtaritë dhe sherbimet qe lidhen me menaxhimin e te dhenave te pacienteve, medikamenteve dhe laboratorit dhe krijimin e raporteve statistikore per zyren e statistikes ne strukturen e Spitalit Rajonal Shkoder.
Sistemi ndihmoj ne strukturimin, kategorizimin dhe indeksimin e te gjithe informacionit dhe dokumentacionit qe krijohet apo trajtohet gjate veprimtarise se spitalit. Po ashtu shkembimi i informacionit mes njesive te tjera qe bashkeveprojne ne keto veprimtari ishte nje komponente mjaft e rendesishme e ketij sistemi.
Ne kete aspekt bashkeveprimi me zyren e burimeve njerezore dhe krijimi i nje baze te perbashket te te dhenash per personelin ishte i rendesishem ne asopektin e implementimit, sepse personeli, ne aspektin e perdoruesve, me role dhe te drejtat perkatese, merr pjese ne procesin e regjistrimit te te dhenave, duke i dhene mundesi decentralizimit te ketij procesi ne menyre qe secili “aktor” te shikoje, modifikoje apo monitoroje ato te dhena qe jane pjese e punes se tij.
“Sistemi i Informatizuar per Spitalin Rajonal Shkoder” integroj brenda nje rrjeti intranet te gjithe sherbimet e struktures spitalore duke ofruar nje sherbim cilesore dhe transparent ndaj pacientit, nepermjet shkembimit dhe informacionit te shpejte dhe te detajuar mbi aktivitetin dhe sherbimin ndaj tij.
Nje program qe te jep mbeshtetje nga i gjithe personeli i integruar ne kete rrjet.
Duke qene i integruar brenda rrjetit te Spitalit, “Sistemi i Informatizuar per Spitalin Rajonal Shkoder ” do te angazhoje te gjithe personelin mjeksore dhe jo mjeksore qe ka akses ne kete rrjet duke siguruar nje bashkepunim dhe mbeshtetje ne kohe reale nga i gjithe stafi i integruar ne kete rrjet.
Te integroje te gjithe fushat e perkujdesjes ndaj pacientit ne spital si:
- Trajtimin e fluksit te punes te orientuar ndaj pacientit.
- Te jete funksional.
- Te implementoje. sherbimet dytesore
- Te jete i ndare sipas departamenteve.
- Te ofroje te dhena dhe komunikim ne kohe reale.
- Te ofroje sherbime jo mjekesore si mirembajtja, siguria, etj.
- Te jete modular dhe i shkallezuar.
- Te dhenat te jene te njejta per cdo nen-sistem.
- Te jete internet & intranet ready.
- Te jete cross platform.
- Te kete nje arkiekture client-server/
- Te kete nderfaqe standarte nga ana e perdoruesit.
- Te siguroje nderfaqe per pajisje wireless.
- Te kete nje sinjalizim vizual per cdo eveniment.
- Te gjeneroje etiketa me bar code per cdo pacient, kartele mjekesore dhe terapi ditore.
- Te kete nje help te integruar.
- Te menaxhoje personelin, si oraret e turneve, ditet e sherbimeve, etj.
- Te ofroje planifikimin e vizitave ambulatore dhe operacioneve sipas grafikeve.
- Te ofroje botimin e dokumenteve per cdo departament.
- Te integroje nje sistem telefonie te brendsheme – VoIP.
- Kartela mjekesore te jete e ngjashme me realen.
- Kartela infermierore te jete e ngjashme me realen.
- Te ofroje grafiket e ndjekjes se pacientit.
SIIS Vaksinimi raport per World Health Organization. Viti: 2010
Workshopin e organizuar nga World Health Organization, Instituti I Shendetit Publik ne Tirane dhe Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik Shkoder, me 13 janar 2010.
Ne kete workshop ishte ftuar zyrtarisht dhe kompania ONI shpk dhe SIKSH shpk te cilat ofruan kete projekt-ide si zgjdhje alternative per realizimin e karteles elektronike te vaksinimit ne qarkun e Shkodres dhe me gjere.