SISP-LAB / SIIS-LAB

“SISP – LAB” dhe “SIIS – LAB”

Zhvillim i sistemeve të informacionit spitalor “Sistem i Informacionit për shëndetin Publik S.I.S.P.” dhe “Sistem Informati i Integruar për Shëndetësinë S.I.I.S.” me automatizimin e proçeseve kërkesë – përgjgje – raportim për ekzaminimet laboratorike përmes komunikimit H.I.S.L.I.S.

H.I.S. (hospital information systems) janë S.I.S.P. dhe S.I.I.S. dhe si L.I.S. konsiderohen sistemet e informacionit laboratorik.

Në një sistem ekonomik kompetitiv, gjithnjë e më shumë po konstatohet nevoja, sidomos përsa i përket informatizimit të diagnostikës laboratorike, për gjetjen e mjeteve që përmirësojnë efikasitetin dhe ulin kostot e implementimit.

Një interes madhor në këtë aspekt kanë ndërfaqet e komunikimit që mundësojnë lidhjen e sistemeve të informacionti laboratorik (në vijim LIS) me sistemet e regjistrimit elektronik të të dhënave mjekësore (EMR) dhe/ose regjistrimit elektronik të të dhënave të shëndetit (EHR) në institucionet e shëndetit.

Në funksionin e vet të administrimit spitalor të pacientëve të paraqitur (qofshin ambulatorë apo spitalorë), sistemi i informacionit spitalor (në vijim HIS) regjistron dhe administron të dhënat e pacientit për çdo kontakt të trajtimit të tyre spitalor (EMR). Ky informacion ruhet dhe administrohet në mënyrë konsistente për çdo rast, pavarësisht nevojës për ekzaminime laboratorike apo të tjera (EMR/EHR).

Në këtë aspekt, mundësia e automatizimit të proçesit (kërkesë – përgjigje – raportime) përmes komunikimit të LIS me HIS është një kërkesë e mirëkuptueshme në aspektin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit, shkurtimin e kohës së pritjes dhe uljen e kostove të implementimit.

Kjo ndërfaqe komunikimi e kërkuar përveçse automatizon hedhjen e të dhënave të pacientëve dhe anashkalon punën e dyfishtë (pacienti në spital, përmes HIS, tashmë figuron i regjistruar me të gjitha të dhënat e tij që në shtrim dhe nuk është nevoja të plotësohen manualisht formularë sa herë që lind nevoja për ekzaminime laboratorike) arrin të sigurojë, në ambiente spitalore me fluks të lartë, edhe një rritje domethënëse sigurie duke anashkaluar (më e pakta kufizuar dhe identifikuar) edhe gabimet më të shpeshta njerëzore që kanë të bëjnë përsëri me plotësimin manual të të dhënave të pacientëve në fletë-kërkesa.

Pavarësisht protokolleve të përdorura nga LIS dhe HIS (në këtë raste kemi të bëjmë me HL7), me qëllim automatizimin e plotë të proçesit, nevojitet krijimi i një instrumenti komunikimi në mënyrë që të arrihet:

Përfitimet e automatizimit të proçeseve: