Spitali Universitar i Traumes

ONI shpk ofron zgjidhje të automatizuara dhe të personalizuara në Teknologji Informacioni dhe Zhvillim Software për cdo sipërmarrje. ONI shpk in Tirana, Albania offers automated and personalized solutions in Information Technology & Software Development for every enterprise

Shërbimet e kryera në Spitalin Universitar të Traumës:

1. Infrastrukture IT

2. Software

3. Shërbime Mirëmbajtje

Implementimi i sistemit SIIS në SUT. Viti: 2018

Konsistoj në instalimin e sistemit SIIS _Ambulatori, dhe sistemit të menaxhimit të rradhës për pacientët në recepsionet e SPITALIT UNIVERSITAR TE TRAUMES TIRANE, si dhe në menaxhimin e konsultave në kabinetet e specialiteteve, bazuar në sistemin e referimit.

Mirëmbajtja dhe optimizimi i sistemit SIIS në SUT. Viti: 2021

Në Spitalin Universitar të Traumës është funksional sistemit informatik SIIS. Ky sistem është zhvilluar dhe përditësuar duke iu përshtatur kërkesave të kohës dhe zhvillimit të teknologjisë.

Sistemi është i orientuar tërësisht që të përmbushë nevojat e shërbimit shëndetësor, t’i shërbejë uljes së informalitetit, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj pacientit.

Aktualisht sistemi është i shtrirë në recepsionin e SUT-së. Sistemi informatik mbulon gjithë veprimtaritë dhe shërbimet që lidhen me menaxhimin e të dhënave të pacientëve ambulator dhe krijimin e raporteve për drejtorinë dhe sektorët përkatës të SUT. Informacioni midis këtyre njësive kryhet në real-time dhe është një komponent shumë i rëndësishëm i këtij sistemi.

Ky sistem administron fluksin e punës të orientuar ndaj pacientit, implementimin e shërbimeve dytësore, ndarjen sipas sektorëve, komunikimin mes tyre dhe shërbimet jo mjekësore si sektori financës. Gjithashtu, pjese e ketij sistemi eshte edhe moduli i farmacise on-line, i cili mbulon gjithë veprimtaritë dhe shërbimet që lidhen me menaxhimin e barnave/materialeve farmaceutikë, nga farmacia qëndrore drejt pavijoneve te spitalit, krijimin e raporteve për drejtorinë dhe sektorët përkatës të SUT. Informacioni midis këtyre njësive kryhet në real-time dhe është një komponent shumë i rëndësishëm i këtij sistemi. Informacioni midis këtyre njësive kryhet në kohë reale.

Detajet e Projektit