Çfarë është Arkimedo-21?
Arkimedo 21 është një zgjidhje softuerike për planifikimin dhe menaxhimin e biznesit e cila ndihmon kompanitë dhe institucionet të menaxhojnë komponentë të ndryshëm kryesorë të aktivitetit të tyre.
Pse duhet të zgjidhet Arkimedo-21?
Në botën e sotme të dixhitalizimit, sasia e materialeve të informacioneve që një biznes apo institucion duhet të mbajë në mbikqyrje apo ti përpunojë ato, është çdo ditë në rritje dhe metodat manuale apo jo të centralizuara, kushtëzojne rritjen e performancës dhe suksesin e qëndrueshëm.
Arkimedo-21 i ofron biznesit apo insitucionit të mbledh, ruajë, analizojë dhe të qarkullojë veprimet e të dhënave nëpërmjet një sistemi të centralizuar. Një sistem i centralizuar i tillë ndihmon të përfitojnë në kohë reale gjithë përdoruesit e sistemit duke nxjerrur raporte më efeciente dhe duke dhënë
asistencë statistikore për vendimmarrjet brenda institucionit apo biznesit të nivelit financiar, prodhimit, klientelës, performancës, etj.
Ku mund të përdoret Arkimedo-21?
Arkimedo21 ka një gamë të gjërë përdorimi, ku përparësia e veçantë është komunikimi mes grupfushave të ndryshme në një sistem të centralizuar.
Arkimedo-21 ofron përdorim me këto fusha:
- Menaxhimin e llogaritjeve financiare.
- Menaxhimin e burimeve njerëzore.
- Menaxhimin dhe planifikimin e prodhimit industrial.
- Menaxhimin e shitjeve dhe blerjeve.
- Menaxhimin e ndërveprimit të klientëve.
- Menaxhimin e projekteve.
- Menaxhimin e problematikave dhe asistimin e informacionit.
- Menaxhimin e aseteve të ndryshme.
Ndërlidhjet e Arkimedo-21 me proçeset e tjera:
Arkimedo-21 si një software i centralizuar përpunimi dhe menaxhimi të dhënash nga grupfusha të ndryshme, ndërvepron dhe komunikon në disa mënyra me
koncepte të ndryshme të inventarizimit dixhital urban me sistemet GIS (Geographic Information System).