SISP-IMAZHERI / SIIS-IMAZHERI

“SISP – IMAZHERI” dhe “SIIS – IMAZHERI”

Zhvillim i sistemeve të informacionit spitalor “Sistem i Informacionit për shëndetin Publik S.I.S.P.” dhe “Sistem Informati i Integruar për Shëndetësinë S.I.I.S.” me automatizimin e proçeseve kërkesë – përgjgje – raportim për ekzaminimet imazherike dhe ruajtjen e imazheve.

Në një sistem ekonomik kompetitiv, gjithnjë e më shumë po konstatohet nevoja, sidomos përsa i përket informatizimit të diagnostikës imazherike, për gjetjen e mjeteve që përmirësojnë efikasitetin dhe ulin kostot e implementimit. Një interes madhor në këtë aspekt kanë ndërfaqet e komunikimit që mundësojnë lidhjen e sistemeve të informacionti imazherik me sistemet e regjistrimit elektronik të të dhënave mjekësore (EMR) dhe/ose regjistrimit elektronik të të dhënave të shëndetit (EHR) në institucionet e shëndetit.

Në funksionin e vet të administrimit spitalor të pacientëve të paraqitur (qofshin ambulatorë apo spitalorë), sistemi i informacionit spitalor (S.I.I.S. dhe S.I.S.P.) regjistron dhe administron të dhënat e pacientit për çdo kontakt të trajtimit të tyre spitalor (EMR). Ky informacion ruhet dhe administrohet në mënyrë konsistente për çdo rast, pavarësisht nevojës për ekzaminime imazherike apo të tjera (EMR/EHR).

Regjistrimi i kërkesës për ekzaminime imazherike aktualisht realizohet përmes një moduli në S.I.I.S. dhe S.I.S.P., ku pjesa më e madhe e të dhënave janë pjesë e indeksit themeltar të sistemit pra janë ekzistuese (të plotësuara nga proçeset e mëparshme të administrimit) dhe plotësohen/zgjidhen vetëm ato të dhëna që janë specifike për porosinë e dhënë. Në këtë mënyrë, porosia për ekzaminime imazherike, në çdo rast administrohet si një entitet të dhënash të strukturuara dhe të lidhura me entitetin kryesor (pacienti në rastin specifik te trajtimit).

Në këtë aspekt, mundësia e automatizimit të proçesit (kërkesë – përgjigje – raportime) është një kërkesë e mirëkuptueshme në aspektin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit, shkurtimin e kohës së pritjes dhe uljen e kostove të implementimit gjithashtu duke marrë parasysh edhe faktin që Sistemi i informacionit Radiologjik (R.I.S.) gjendet i integruar në S.I.I.S. dhe S.I.S.P.

Diagrama ilustruese e nderveprimit e sistemeve S.I.I.S. – P.A.C.S.

Diagrama ilustruese e nderveprimit e sistemeve S.I.S.P. – P.A.C.S.

Përfitimet e automatizimit të proçeseve: